Poezi nga poeti meksikan Octavio Paz. Përktheu Marjeta Shatro Rrapaj

Poezi nga poeti meksikan Octavio Paz. Përktheu Marjeta Shatro Rrapaj

Sytë e tu janë atdheu i rrufesë
dhe i lotit,
heshtje së shkretuar.

Stuhi pa erë, det pa valë,
zogj të robëruar, bisha të fjetura, të arta,
topazët e pafe, si e vërteta.

Vjeshta në një çeltinë ku drita i këndon hijes
së një peme, dhe ku të gjitha gjethet
janë zogj,
plazhi që në mëngjes takon sy të stërpikuar,
shportë me fruta zjarri,
gënjeshtër ushqyese,
pasqyra e kësaj bote, dera e përtejme,
pulsimi i qetë i detit me shkëlqim absolut,
në mesditë
shkretëtirë akulli.