Kryeministrja e Polonisë fajëson Merkelin

Kryeministrja e Polonisë fajëson Merkelin

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydło , ka akuzuar zyrtarët evropianë, e në veçanti kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkelin, duke theksuar se këta zyrtarë, duke hapur dyert për refugjatët, kanë hapur portat e Evropës për ata, të cilët tani po vrasin dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që politikën e korrektësisë ta zëvendësoi me arsyen politike.

Ajo më tutje theksoi se shumë politikanë evropianë po këmbëngulin se nuk duhet të ndërlidhet politika e migracionit me terrorizmin, por shtoi se hapja e madhe e Evropës, e në veçanti nga ana e Merkelit, është shfrytëzuar nga ata, të cilët sot po ndjellin vdekje nëpër Evropë, shkruan rtv21.tv.

Duke folur për sulmin terrorist në Barcelonë, Shidllo i drejtoi një apel zyrtarëve evropianë, duke kërkuar nga ata që të zgjohen nga gjumi dhe që të fillojnë të mbrojnë sigurinë e evropianëve.
“Evropa duhet të zgjohet nga letargjia dhe të filloi të mendoi për sigurinë e saj. Duhet të zgjohemi dhe mos të frikësohemi që të përballemi me të vërtetën. Ne nuk pranojmë këtë që po ndodh tani”, tha Szydło./21Media