Reagon Adelina

Reagon Adelina

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri është njëra ndër femrat më të komentuara të showbizit, madje edhe për jetën luksoze që bën. Së fundi, dikush nga fansat e saj i ka thënë se ia ka zili për jetën që e bën, duke i thënë se do t’ia kishte marrë edhe burrin. Ndërkaq, 28-vjeçarja ia ktheu kështu:

“Merre hahahaha, po svjen :), e don Adelinen”.

Ndjekësit e saj e kanë pyetur edhe sa fëmijë ka dëshirë t’i ketë, e këngëtarja ka treguar se i dëshiron katër fëmijë.

Adelina në muajin dhjetor të vitit 2017, ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Serjozha Markovin. Ndërsa, në muajin gusht të vitit 2018 ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Jon./21Media