“Ta Pastrojmë Kosovën” sot në Ferizaj dhe Vushtrri

Aksioni i pastrimit sot në Ferizaj dhe Vushtrri

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It do të organizojë sot aksion pastrimi në Komunën e Ferizajt dhe në Komunën e Vushtrrisë.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa do të mbahet në magjistralen afër Mileniumit, ku do të pastrohet një deponi ilegale. Përveç vullnetarëve të Let’s Do It, në aksion do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan, Kompania “Eskavatori”, Kompania “Pastërtia”.

Aksioni në Ferizaj do të vazhdojë në orën 11:30 ku do të ketë pastrim nga rrethi deri te varrezat e dëshmorëve, ku priten të bashkohen edhe vullnetarë dhe nxënës të shumtë.

Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë edhe në Komunën e Vushtrrisë.

Në orën 11:00 atje do të nisin punimet për pastrimin e deponisë në Banjskë/Pasomë në komunën e Vushtrrisë, e cila është ndër deponitë më të mëdha në Kosovë, e cila njëkohësisht është e fundit e këtij vëllimi.

Punimet do të zhvillohen me makineri shumë të rëndë, 5 buldozerë e 4 kamionë.

Back to top button