Ballkani ka regjistruar më së shumti fitore në Superligë

Ballkani ka regjistruar më së shumti fitore në Superligë

Pas fitores në udhëtim ndaj Feronikelit (2-0), Ballkani gjendet në vendin e parë, me pesë pikësh më shumë se vendi i dytë.

Tashmë skuadra e Ismet Munishit është ekipi që ka regjistruar më së shumti fitore (9), këtë edicion në Superligë dhe më së shumti gola të realizuar (23).

Prishtina regjistron edhe barazimin e tretë këtë edicion dhe me 24 pikë renditet në vendin e katërt.

Ndërkohë, Trepça ’89 falë fitores ndaj Vushtrrisë në shtëpi, tani ka numër të njëjtë të pikëve me Feronikelin (19).

Dukagjini dhe Vushtrria vazhdojnë të mbeten në fundin e tabelës.