Ballkani rrëmben kreun e tabelës

Ballkani rrëmben kreun e tabelës

Sot kanë përfunduar edhe tri ndeshje të javës së 12-të, në Superligën e Kosovës.

Gjilani u mposht nga Trepça ‘89, prandaj nga vendi i parë ka rënë në vendin e tretë. Ndërsa, nga humbja e Gjilanit ka përfituar Ballkani, i cili ka rimarrë kryesimin e tabelës.

Pas këtyre tri ndeshjeve të zhvilluara sot, Ballkani rrëmben kreun e tabelës me 26 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje do të luhet të hënën, ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit dhe fillon nga ora 18:00./21Media