Prishtina zë vendin e katërt

Prishtina zë vendin e katërt

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Llapi. Prishtinasit kanë fituar me rezultat të thellë 4:1, në “Zahir Pajaziti”, për të qëndruar në hap me skuadrat që luftojnë për titull.

Pas kësaj fitore Prishtina zë vendin e katërt me 27 pikë, 3 më shumë se Llapi që renditet në pozitën e pestë.

Në anën tjetër, ndeshja në Drenas mes Feronikelit dhe Dritës u mbyll baras, 0:0.  Ky barazim nuk iu konvenoi asnjërës prej skuadrave, pasi që ato po luftojnë për kreun. Drita me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë, ndërsa Nikli në pozitën e gjashtë.