Zhegrovës i mohohet viza

Zhegrovës i mohohet viza

FC Basel do të luajë kundër skuadrës ruse, Krasnodar, por ekipi zviceran do të jetë në këtë përballje pa sulmuesin e kombëtares kosovare, Edon Zhegrova. 20 vjeçari do të mungojë në këtë ndeshje sepse ambasada ruse ia ka mohuar vizën dhe ai nuk mund të hyjë në Rusi.

Sipas gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” ky vendim është politik. “Çfarë nuk doni të dini, por gjithmonë mësoni, sporti ka të bëjë me politikën. Për sulmuesin e krahut me origjinë kosovare dhe pasaportë kosovare, është bërë e pamundur marrja e vizës për të udhëtuar në Rusi. Kjo ndërsa qeveria ruse është historikisht afër Serbisë, e cila zyrtarisht ende pretendon se Kosova është territor i saj”, raporton Tages Anzeiger.

Drejtori i përgjithshëm i klubit të Basel-it, Roland Heri ka thënë që kjo situatë është shumë e bezdisshme. “Është gjithmonë e bezdisshme kur një atlet nuk mund të udhëtojë. Si shumë klube të tjera, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-në për të përmirësuar këtë situatë. Nuk duhet të jetë më mirë vetëm për atletët, por edhe për te gjithë njerëzit”, tha ai.

FC Basel nesër do të përballet me Krasnodar, duke filluar nga ora 16:50, në kuadër të Premier Ligës./21Media