Bisedimet me Serbinë

Bisedimet me Serbinë

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri thotë se rifillimi i dialogut me Serbinë do të bëhet vetëm pas krijimit të institucioneve të reja të  Kosovës. Ajo ka porositur Serbinë dhe presidentin Aleksander Vuçiq që të merren me zbatimin e marrëveshjeve sepse janë tetë marrëveshje që Serbia nuk i ka zbatuar.

Angazhimet e mëdha për rifillimin e dialogut nga ana e Serbisë, sipas Tahirit nuk  i mbulojnë shkeljet që ata ia bënë marrëveshjeve.