Tahiri flet për arsyen “e vërtetë” për vendosjen e taksës

Tahiri kundër idesë për korrigjimin e kufijve

Ish- kryenegociatorja në dialogun në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe ka qenë forma e vetme për ta ndalur idenë e korrigjimit të kufijve të prezantuar nga Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar.

Sipas saj, ideja e Thaçit është e rrezikshme për Kosovën por edhe për rajonin.

“Taksa është masa e vetme që pati Haradinaj në dorë për të ia ndalë rrugën ndryshimit të kufijve. E di që interpretohet si taksë kundër Serbisë, jo, jo, kjo është taksë për ta bllokuar dialogun për ta bllokuar këtë ide të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin.”, ka thënë Tahiri në një intervistë të dhënë për kallxo.com

Sipas saj, kërkesat e ndërkombëtareve për heqjen dhe pezullimin e taksës duhet të shtohen edhe për shtetin serb dhe jo vetëm për Kosovën.

“Kritikat i kam dëgjuar të faktorit ndërkombëtar, mirëpo faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i balancuar, Kosova nuk ka bërë taksë si një veprim i parë, Kosova i është përgjigjur Serbisë për gjithë destruksionin që i ka bërë ajo ndaj Kosovës dhe i ka bërë. Kjo ka qenë përgjigje ndaj saj dhe mendoj që faktori ndërkombëtar duhet të bëj presion edhe te Serbia sepse këtë nuk e kam parë.

Te kisha parë që ka një presion edhe ndaj Kosovës edhe ndaj Serisë, ndoshta do të kisha një mendim tjetër, por nuk e kam parë.”, ka thënë ajo./kallxo

Back to top button