Deputeti ironizon me tymin në Kuvend

Deputeti ironizon me tymin në Kuvend

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja, Labinot Tahiri është lidhur ‘live’ në rrjetet sociale në Kuvendin e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Tahiri ka ironizuar duke thënë se po bëhet dasëm në kuvend “mos u bëni merak”.

“Ishalla kallet në tana anët” ka thënë deputeti i AKR-së ndër të tjera.

Kujtojmë se seanca për votimin e demarkacionit është ndërprerë pas hedhjes së tymit nga deputetët e VV-së në momentin kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ftoi deputetët ta votojnë demarkacionin./21Media