Tahiri i bindur se kjo do të jetë Qeveria më jetëshkurtër

Tahiri u shpreh se ky është koalicion i pazareve dhe i territ

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri adresoi një sërë akuzash ndaj kandidatit për kryeministër, Albin Kurti. Tahiri u shpreh se ky është koalicion i pazareve dhe i territ.

Sipas Tahirit, Kurti është njeriu i cili nuk e ka njohur as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Kemi kandidat për kryeministër një person që nuk e njeh luftën tonë si kauzë kombëtare për çlirim”, u shpreh Tahiri.

Deputeti i PDK-së me bindje të plotë tha se kjo do të jetë Qeveria më jetëshkurtër në historinë e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button