Tahiri bisedon me Lekajn

Tahiri bisedon me Lekajn

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ditë më parë ka rikujtuar premtimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për ta shtuar me asfalt një rrugë të gjatë 3.5 kilometra në fshatin Tërrën të Ferizajt.

Deputeti kishte thënë se kjo rrugën ka mbetur në gjendje të keqe qysh nga koha e Jugosllavisë dhe gjendja e keqe e rrugës po i pengon edhe nxënësit për të shkuar në shkollë.

Tahiri kishte nxitur banorët e këtij fshati që të dalin të protestojnë deri sa të realizohet premtimi i dhënë nga ministri i Infrastrukturës.

E sot Tahiri ka thënë se ka biseduar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge dhe se shumë shpejt do të realizohet premtimi i dhënë.

“Të dashur banorë të fshatit Tërrën të Ferizajt! Sot, gjatë ditës kam biseduar me Ministrin Z. Pal Lekaj! Nesër, Ministria e Infraastrukturës dhe Ministri, do të dalin me një komunikatë dhe, shumë shpejtë do të realizohet premtimi i dhënë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Sigurisht, se pengesat gjatë rrugtimit tim janë prezente, dhe nga njerëz me ndikim, por nëse ka burreri dhe fjalë e dhënë nga njerëz nëpër institucione, duhet të kryhen premtimet”, thuhet në postimin e Tahirit./21Media

Tahiri nxitë banorët për protestë, Lekaj të realizojë premtimin