Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pjong-Çang 2018.

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka përfunduar garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Pjong-Çang 2018.

Ai në këtë garë është renditur në vendin e 56-të nga 110 garues. Pas garës ai tha se është i lumtur, sepse ka bërë një punë të mirë në lëshimin e dytë.

Tahiri pranoi se në lëshimin e parë bëri disa gabime, të cilat i përmirësoi në lëshimin e dytë. Bëri të ditur se për 2-3 ditë do të ketë një tjetër garë të tillë të sllallomit dhe nëse bënë një garë si sot do të jetë i kënaqur. I kënaqur me këtë rezultat ishte edhe trajneri i tij, Agim Pupovci.

Gara e fundit për Albin Tahirin në Olimpiadën e sivjetme dimërore do të jetë sllallomi, që do të mbahet më 22 shkurt./21Media