Tahiri miraton Kodin e Etikës dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike

“Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë.

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur edhe nga USAID-i.

Kryetari Xhafer Tahiri, po ashtu, ka marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

“Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni”, ka deklaruar kryetari Tahiri./21Media

Back to top button