Tahiri flet për drogën në Shqipëri

Tahiri flet për drogën në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri shfrytëzoi daljen para mediave, pasi depozitoi në Kuvend një projektligj që synon ashpërsimin e ndëshkimit të dhunës ndaj kafshëve, për të folur mbi narkotrafikun.

Sipas tij, është e papranueshme që dënimi të jetë i njëjtë si për dikë që kapet me sasi të vogla droge, ashtu dhe për ata që ndalohen me tonelata.

“Kam rikujtuar ndryshimet në Kodin Penal për trafikun e drogës. Vetëm Shqipëria është vendi ku dënohen njëlloj si ai kapet me një gram dhe ai që kapet me tonelata duke trafikuar”, tha ai.

Sipas tij, kjo situatë u ka shërbyer gjyqtarëve për të bërë më tepër korrupsion.

“Kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën për të pasur më shumë padrejtësi dhe korrupsion duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar ata që kanë mundësi”, raporton Vizionplus.

Ish-ministri foli edhe pë ndryshimet në Kodin Penal për aksidentet rrugore, që ka propozuar rreth një vit më parë. Tahiri tha se shpreson që Parlamenti të dalë nga heshtja dhe të marrë në shqyrtim propozimet në Kodin Penal.