Tahiri: Prioritet i kryeministrit nuk ishte takimi me kabinetin e tij

Tahiri kritikon Kurtin për vizitën në Shqipëri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurtit në Shqipëri. Tahiri ka shkruar se vizita e Kurtit në Shqipëri është paralajmërim i stilit të tij politik të parpërgjegjësisë dhe mashtrimit.

“Është e çuditshme dhe e paprecedent se si Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, edhe pas një jave të formimit të saj, ende nuk e ka mbajtur mbledhjen e parë dhe ende nuk e ka shpalosur para qytetarëve programin qeverisës. Në vend të kësaj, Kryeministri ka zgjedhur ta bëjë një vizitë jashtë vendit”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se, prioritet i kryeministrit nuk ishte takimi me kabinetin për të përcaktuar detyrat themelore, por, vizitia e tij në Shqipëri.

”Prioritet i Kryeministrit sot nuk ishte takimi me kabinetin e tij, për të përcaktuar detyrat themelore, e as ofrimi i programit që do të shërbente për të njohur orientimin politik, ekonomik e social ndaj temave kryesore e zhvillimore të vendit, por një vizitë në Shqipëri”,  ka shkruar ndër tjerash, Tahiri ./21Media 

Back to top button