Tahiri: Qeveria anashkaloi Vushtrrinë dhe Veriun e Kosovës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që vjen nga radhët e LDK-së, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të krijuar Zonën Ekonomike për Bizneset Amerikane në Gjakovë

Ai ka thënë se propozimin për këtë Komuna e Vushtrrisë e kishte bërë e para. Por Gjakova sipas tij fitoi vetëm pse ka përkrahjen politike të AAK-së, në qeveri Qendrore.

“Urime Gjakovës! Por, Gjakova fitojë vetëm sepse kishte përkrahjen politike në qeveri, jo sepse e meritoi!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ne ishim të parët që bëmë propozim konkret për zonën ekonomike amerikane, madje me shkrim për Qeverinë që kjo zonë të vendosej në Vushtrri. Me këtë vendim Qeveria anashkaloi jo vetëm Vushtrrinë por edhe veriun e Kosovës, si rajoni më pak i zhvilluar ekonomikisht, e me probleme të mëdha politike, e kjo është e dëmshme ne aspektin strategjik afatgjatë për Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij Zona Ekonomike për Bizneset Amerikane po të vendosej në Vushtrri, do t’i shërbente stabilitetit politik dhe ekonomik veriut të Kosovës, e përfundimisht do të shuante ëndrrat për ndarje të Kosovës.

“Zona ekonomike amerikane në veriun e Kosovës do të ishte një Bondsteel ekonomik! Por qeveria e Kosovës vendosi mbi preferenca individuale e politike dhe jo ato strategjike. Edhe arsyet ekonomike janë në favor të propozimit tonë sepse sipas propozimit tonë Zona kishte tashme qasje në autostradë që është në përfundim por edhe në linjën hekurudhore, e qe Gjakova nuk i ka. Ftoj Qeverinë të reflektojë, të vlerësojë interesin strategjik afatgjatë të Kosovës e jo interesat e ngushta personale e partiake. Koha me ndryshu këtë Qeveri ka qenë dje!”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë.

Kosova do të bëhet me Zonë ekonomike amerikane

Back to top button