Tahiri ka dhënë arsyen

Tahiri ka dhënë arsyen

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Tahiri tha se i ka shpjeguar kryetares së Komisionit, deputetes Albulena Haxhiu se agjenda e paraparë në këtë takim, nuk përkon me tema që lidhin përgjegjësitë institucionale të ministrisë që ai drejton.

Në rastin më të mirë, përkon me tema që tashmë janë adresuar. Si e tillë, pikat për të cilat jam ftuar të raportoj, në mesin e tyre, provimi i Noterisë që ende s’ka përfunduar, përbëjnë një mundësi që çështjet e menaxhimit profesional, të bazuara në ligj dhe të pavarura nga politika, t’i shërbejnë akterëve politik për politizimin e tyre, gjë të cilës unë si ministër i Drejtësisë, nuk do t’i kontribuoj”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në “Facebook”.

Ministri theksoi se është i gatshëm të raportoj në çdo kohë, në secilin hark kohor që Komisioni më fton për përgjegjësitë e mia institucionale si Ministër. Por siç tha ai kurrsesi për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit.

Edhe më 2 korrik, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka raportuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit./21Media