Tahiri: Është rritur siguria si dhe janë luftuar dhe parandaluar dukuritë negative brenda tyre

Tahiri: Është rritur siguria si dhe janë luftuar dhe parandaluar dukuritë negative brenda tyre

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe drejtorët e Qendrave Korrektuese të Kosovës.

Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në dy vitet e fundit.

“Sistemi korrektues ka shënuar një avancim jashtëzakonisht të madh përgjatë dy viteve të fundit. Me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm ia kemi arritur të transformojmë perceptimin dhe imazhin e Qendrave Korrektuese. Kemi përmirësuar instruktuarën dhe kemi shtuar kapacitetet.  Është rritur siguria si dhe janë luftuar dhe parandaluar dukuritë negative brenda tyre” ka thënë ministri Tahiri.

Përveç funksionit korrektues, ministri Tahiri ka theksuar se Qendrat kanë edhe funksion risocializimi, detyrë kjo që u arrit të përmbushet falë angazhimit të punëtorëve në baza ditore.

“Sot, Qendrat Korrektuese plotësojnë të gjitha standardet bashkëkohore, dhe të njëjtat krahas funksionit korrektues kanë edhe funksion të plotë risocializimi. I tërë ky progres nuk do të mund të bëhej pa përgjegjësit dhe oficerët e këtij shërbimi, që në baza ditore menaxhojnë me këto Qendra” ka thënë ministri Tahiri.

Gjatë takimit, ministri Tahiri dhe drejtuesit e institucioneve korrektuese ndanë perspektivën e reformimit të mëtejmë dhe hapat që po ndërmerren për avancimin e Shërbimit Korrektues në të gjitha dimensionet e tij./21Media