“Taksa i ka kthyer dinjitetin Kosovës”

“Taksa i ka kthyer dinjitetin Kosovës”

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri ka thënë se taksa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ishte një nga vendimet më të mëdha të Kosovës. Ai ka deklaruar se taksa në aspektin politik ia ka “palu” Serbisë dhe ia ka rikthyer dinjitetin Kosovës.

“Taksa është vendimi më i madh që e ka marr Kosova pas vendimit të ushtrisë. Taksa hiqet vetëm atëherë kur Kosovën e njeh dhe për arsyen që e kemi vendosur”, ka thënë ai gjatë debatit në mes partive politike mbi tarifën 100 për qind.

Tahiri ka folur edhe për disa të dhëna duke theksuar se në çfarë mase është zvogëluar importi i Kosovës nga mallërat e Serbisë, shkruan rtv21.tv.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media