Sipas Tahirit, prioriteti kryesor është fuqizimi i sundimit të ligjit

Sipas Tahirit, prioriteti kryesor është fuqizimi i sundimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri ka thënë se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale askush nuk mund t’i ikë drejtësisë. Tahiri është shprehur se është tejet e nevojshme që të votohet ky projekt kod me qëllim që të komplet reforma në procedurën penale. Ndër tjerash, Tahiri ka thënë se prioriteti kryesor i tij për të kompletuar këtë projekt kod, kanë qenë që fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pari i sistemit të drejtësisë së Kosovës ka deklaruar se me ndryshimet që janë bërë përmes këtij projekt-kodi të Procedurës Penale, kjo ministri të cilën ai e drejton, ka kryer edhe obligimin e fundit për reformë evropiane.

“Karakteristika themelore që përmban ky projekt kod janë si në vijim nga 547 nene që i ka kodi aktual 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, pjesa më e rëndësishme e ndryshimeve kanë pasur këto neneve që lidhen me adresimin e problemeve praktike që janë hasur gjatë zbatimit të tyre. Një pjesë e konsiderueshme të tyre po ashtu është ndryshuar po ashtu është ndryshuar me qëllim të avancimit të punës sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore, një pjesë tjetër është hartuar me qëllim të përmbushjes së obligimeve dhe rekomandimeve nga raportet e Komisionit të Kuvendit Evropian”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri po ashtu ka bërë të ditur se me këtë projekt kod koha e hetimit mund të zgjas në një periudhë prej 4 vitesh.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se për shkak të disa shqetësimeve për disa nene të përfshira në projekt kodin e Procedurës Penal, si komision për legjislacion nuk do e përkrahin këtë projekt kod.

“Njëra prej shqetësimeve të anëtarëve të komisionit për Legjislacion pas të cilave më pastaj ka ndodhur edhe kërkesa për mos votim të këtij projekt kodi kanë qenë pikërisht nenet që iu referua ministri i Drejtësisë neni 177 që flet për suspendimin e personit zyrtar nga detyra, pastaj neni 306 që flet për gjykimin në mungesë, por po ashtu një prej diskutimeve të cilat i kemi pasur në komision ka qenë edhe zgjatje afatit të hetimeve për prokurorët nga 2 në katër”, ka thënë ajo.

Dje ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal. Këtë e ka bërë të ditur i pari i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri i cila ka njoftuar qytetarët për masat e reja dhe ka ftuar ata që të kenë respekt për rendin dhe ligjin dhe t’i përmbahen normave sociale e ligjore.