Taipei Kinez mund Nigerinë

Taipei Kinez mund Nigerinë

Taipei Kinez sot triumfoi në finalen e garave të hendbollit “IHF Trophy Intercontinental” në grupmoshat U19.

Taipei Kinez mundi Nigerinë me rezultat përfundimtar, 27:26.

Taipei ishte në epërsi ndaj Nigerisë edhe gjatë pjesës së parë, me rezultat 14:11.

Me këtë ndeshje përfunduan edhe garat në “IHF Trophy Intercontinental” të grupmoshës U19.

Ndërsa, nga ora 18:00 Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshën U21 do të ndeshet në finalen e “IHF Trophy Intercontinental” me Taipein Kinez. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe do të transmetohet live në RTV21./21Media