Pas nominimit të kandidatës për kryeministre, LDK në takim me VV-në

Pas nominimit të kandidatës për kryeministre, LDK në takim me VV-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me kandidaten për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, janë duke zhvilluar një takim me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin për kallxo.com e kanë konfirmuar burime brenda VV-së.

Vjosa Osmani sot u nominua nga LDK kandidate për kryeministre.

Takimi vjen ndërkohë që po zhvillohen negociata për një koalicion të mundshëm zgjedhor LDK-VV për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.