Sipas opozitës nuk u arrit asnjë marrëveshje

Sipas opozitës nuk u arrit asnjë marrëveshje

Takimi i mbajtur mbrëmë vonë ndërmjet partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje.

Në këtë takim është diskutuar për demarkacionin, ushtrinë, asociacionin dhe zgjedhjet.

Pas përfundimit të takimit, nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini, njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ndërsa, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se në takim ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta. Edhe Bilall Sherifi nga Nisma, pohoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takim.

Ndërkaq, përfaqësuesit e pozitës nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen.

http://rtv21.tv/takim-pa-marreveshje/
Facebook Comment