Takim te Veseli

Koordinohen për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për sot në një takim të përbashkët nga ora 11:00, presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për procesin e dialogut me Serbinë.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues, që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli ka thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel, do t’i ftojë të gjithë akterët politikë nga pozita dhe opozita për t’u koordinuar për fazën finale të dialogut.

Takimi i parë koordinues mes kryeparlamentarit Veseli, presidentit, kryeministrit dhe ekipit negociator për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, u mbajt më 26 dhjetor. Në këtë takim kanë munguar LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Back to top button