Etleva Tafa fituese e Çmimit të parë të Festivalit të poezisë,

Etleva Tafa fituese e Çmimit të parë të Festivalit të poezisë,

Poetja nga Tirana Etleva Tafa, është fituese e Çmimit të parë të Edicionit të 37 të Festivalit të poezisë, të poeteshave shqiptare, që tradicionalisht mbahet në qytetin e Vushtrrisë.

Çmimin e fitueses për poezinë “Ti merr diell dhe hënë prej meje”, në ceremoninë e Festivalit që ka filluar sot me mbrëmjen letrare në Vushtrri, fitueses Tafa i’a ka ndarë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Çmimin e dytë e ka fituar Rrezarta Shkurta, poete nga Shkodra, derisa vendin e tretë Medina Pasoma, poete nga Vushtrria.

Në këtë manifestim të veçantë, me mirënjohje është nderuar edhe muzicienti i respektuar Fahri Beqiri.

Dita e dytë e këtioj manifestimi do të zhvillohet edhe nesër, ku poetet pjesëmarrëse në këtë festival do të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë.