Takimi në Strasburg, Osmani kërkon ruajtjen e kufijve, Haxhiu mbështet taksën

Osmani dhe Haxhiu folën gjatë takimit të Strasburgut

Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, mbajti sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Në këtë takim të pranishme ishin edhe deputetja e LDK-së Vjosa Osmani dhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Vjosa Osmani në këtë mbledhje deklaroi se është pro zhvillimit të dialogut Kosovë- Serbi në formatin e dy shteteve të barabarta dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë aktual.

“Sot në Strasbourg, së bashku me deputetë të Parlamentit Evropian, diskutuam pikëpamjet tona për relacionet në mes të Kosovës dhe BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave. Prezentuam qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet në formatin shtet me shtet, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta dhe i cili rezulton me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual.” , ka shkruar Osmani në Facebook.

Në anën tjetër deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se taksa nuk duhet të hiqet dhe se gëzon mbështetjen e Republikës së Kosovës.

Në takimin e përbashkët ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe BE si pikë e diskutimit ishte dialogu me Serbinë. Theksova nevojën e diskutimit mbi raportin që Qeveria ka proceduar në Kuvend e që lidhet me sfidat dhe arritjet në dialogun e Brukselit.

Kundërshtova qasjen në raport me dialogun me Serbinë dhe nevojën paraprake të një bilanci të marrëveshjeve në dialogun 6 vjeçar 2011-2017. Nuk mund të ecet tutje nëse nuk vendosen parime dhe kushte ndaj Serbisë.

Poashtu theksova edhe njëherë faktin që Kosova është Republikë parlamentare dhe se Thaçi nuk ka mandat kushtetues dhe as mandat që ia njeh Kuvendi i Republikës Kosovës për të negociuar me Serbinë.

Duke folur për tarifën ndaj Serbisë përmenda faktin se ky vendim gëzon mbështetje në Republikën e Kosovës dhe se nuk duhet të hiqet, poashtu përmenda faktin se që nga viti 2006, ne si subjekt kemi kërkuar reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë dhe se secili vend normal vendos masa të tilla kundrejt një vendi armiqësor siç është Serbia në këtë rast.”,  ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Në këtë mbledhje Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës ishte ambasadori i Kosovës në Bruksel, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës.

Nën udhëheqjen e deputetit Memli Krasniqi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ishte në përbërje nga deputetët: Elmi Reçica, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Bilall Sherifi, Time Kadrijaj dheVisar Ymeri, ndërsa nga Parlementi Evropian, nën udhëheqjen e Tonino Piculas, delegcioni përbëhet nga: Dobravka Suica, Thomas Ëaitz, Dominique Bilde, Cornelia Ernst, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Jozo Rados, Laszlo Tokes, Ruza Tomasic, Daniele Viotti, Julie Ëard, Zeljana Zovko, Amjad Bashir./21Media

Back to top button