Ministria e Integrimeve shpreh keqardhje për keqinterpretimin e dekalratës së O’ Connell

Ministria e Integrimeve shpreh keqardhje për keqinterpretimin e dekalratës së O’ Connell

Pas reagimit të Ambasadorint në largim të Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell se i është keqpërdorur deklarata e tij nga Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, kjo e fundit ka shprehur keqardhje duke thënë se komunikata e mëhershme ka qenë një shabllon i përdorur më herët.

“Zyra e Komunikimit dhe Informimit e Ministrisë së Integrimit Evropian, shpreh keqardhje për versionin e kumtesës e cila kishte lëshime dhe ishte shabllon i përdorur më herët dhe i pakonfirmuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Tutje kjo zyrë ka dërguar edhe një komunikatë tjetër, e cila tregon se çfarë është thënë në takimin e O’Conell dhe Ministres në detyrë të Integrimeve Evropianë, Dhurata Hoxha.
Komunikata konfirmon deklaratën e O’ Connell që ai e ka shkuar në Facebook, ku sqaron se me Hoxhën kanë diskutuar për korrupsionin dhe jo për MSA-në, siç është thënë në komunikatën e mëhershme të Ministrisë së Inegrimeve Evropiane.

“Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin O’Connell për përkrahjen në luftën kundër krimit, korrupsionit, e nepotizmit, duke potencuar se miqësia dhe përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar, është vlerë e qytetarëve dhe shtetësisë së Kosovës.
‘Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar dhe diplomacisë së saj, zë vend të jashtëzakonshëm në historinë e re të vendit tonë, andaj, vlerat e kësaj miqësie, vetëm sa rriten. Përkrahja e vazhdueshme që vije nga ky vend i madh, ka rëndësi të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj, andaj, edhe puna juaj, z. Ambasador, do vlerësuar lartë dhe e çmojmë shumë’, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar fuqishëm pranë sfidave të shtetndërtimit të institucioneve tona.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, vlerësoi që Kosova është në një udhëkryq dhe duhet të ndërmerren hapa për të ecur përpara. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit mbetet i rëndësishëm, si dhe nxitja e një kulture të proceseve transparente të rekrutimit brenda shërbimit civil.”, thuhet në komunikatën e përmisuar.

Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connell, përmes  një statusi në Facebook sot ka thënë se e vetmja gjë që s’do t’i mungojë në Kosovë, është praktika joprofesionale dhe jo miqësore e politikanëve të Kosovës që flasin në emër të tij./21Media