Thaçi ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një djall se me presidentin serb

Thaçi ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një djall se me presidentin serb

Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim prej herëve të kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, bëjnë të ditur burimet e Kp-së.

Thaçi do të takojë Vuçiqin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Në një intervistë Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

Në një njoftim të zyrës së shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherinit, të lëshuar dje thuhet se “në takim pritet që të dy presidentët të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikimin e punës për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ligjore për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që është thelbësore për rrugën e tyre evropiane”.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.