Takimi VV-LDK nga ora 14:00

Takimi do të mbahet në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të takohen sot në Kuvendin e Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar se ky takim do të mbahet në orën 14:00.

Në takimin që u mbajt të shtunën ndërmjet kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe atij të VV-së Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

Back to top button