BDI s’ndjehet pjesë e problemit, Besa kërkon komision për veting

BDI s’ndjehet pjesë e problemit, Besa kërkon komision për veting

Mosmarrëveshja mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë është e vetmja formë që të amnistohen krimet e së kaluarës, konisderon kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ai madje dënon vendimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që takimi të jetë pa shqiptarët, ndërsa shton se me ose pa epilog, takime të këtij formati pa shqiptarë janë dhe do të jenë të papranueshme për Aleancën për Shqiptarët.

“Simbolika e një takimi ekzlizivisht ndërmjet dy liderëve të partive maqedonse, për çështje që janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësive etnike që ato kanë, është pikërisht kjo, jepet simbolika, mesazhi që në ndërtimin e shtetit marrin pjesë vetëm maqedonasit, ndërsa partitë shqiptare do të jenë vetëm mbetje dhe bishta që duhet të shkojnë prapa vendimeve që ata sjellin. Ne si Aleancë për shqiptarët është e paparanueshme diçka e tillë”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Mospjesëmarrjen e partnerit qeverisës BDI në takim, zëdhënësi i integristëve e arsyetoi duke thënë se ata nuk janë pjesë e problemit.

“Ne si qeveri kemi qëndrim të dakorduar në lidhje me ligjin për Prokurorinë dhe ligjin e kemi sjellë bashkarisht në seancë të Qeverisë në të cilin janë inkorporuar edhe qëndrimet e BDI-së. Çështja e vetmet mbetet ajo e gjuhës që u ndërhy në Komisionin kuvendor përmes amendamentit dhe çështja e vendimeve me badenter gjatë zgjedhjes së drejtuesve të isntitucionit që duhet formuar”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

Kreu tjetër opozitar, Bilall Kasami i Lëvizjes “Besa” thotë se e paranueshme është që për të ardhmen e Prokurorisë të negociojnë palë që janë të përfshira në procese gjyqësore, që janë nën hetime të Prokurorisë dhe që mundohen t’i ikin drejtësisë. Kasami kërkon formimin e një komisioni shtetëror të përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së me të drejtë vendimmarrjeje.

“Detyra e këtij komisioni duhet të jetë profesionalizimi i prokurorisë Publike, gjykatave si dhe funskionalizimi i tyre për të garantuar vendosjen e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Njëkohësisht ky komision shtetëror duhet të bëjë edhe procesin e vetingut, pa të cilin Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do të mund të dalë nga tranzicioni që na ka kapluar që nga pavarësia e vendit e deri më sot”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Takimi i mbrëmshëm i pasukseshëm ishte i formatit 4+1, që nënkupton se krahas dy liderëve, Zaev dhe Mickoski, pjesë ishin edhe grupet e punës që tashmë 6 muaj janë në negociata për projektligjin për prokurorinë, për të cilin assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët./21Media