Vazhdojnë takimet mes LVV e LDK

Vazhdojnë takimet mes LVV e LDK

Pas takimeve të shpeshta të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, së fundmi janë takuar edhe lideri i LVV-së Albin Kurti, me kandidatën për kryeministre nga ana e LDK-së, Vjosa Osmani.

Takimin e tyre e bëri të ditur Kurti me anë të publikimit të një fotografie në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kurti deklaroi se të dy biseduan për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti në fund thekson se qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e tyre ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ishin takuar edhe më 1o tetor, ku kishin diskutuar në nivel të parimeve duke thënë se kishte një vullnet të mirë për të punuar së bashku dhe në interes të qytetarëve.

Ndërasa, më 28 tetor ishte mbajtur takimi i tretë i ekipeve punuese të lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për harmonizimin e programit qeverisës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës janë mbajtën më 6 tetor, dhe sipas rezultateve të KQZ-së, VV renditet e para ndërsa LDK e dyta. /21Media