Kurti tregon se çka u bisedua në takim me Zaevin

Kurti tregon se çka u bisedua në takim me Zaevin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Përmes një shkrimi në Facebook, kandidati i VV-së për kryeministër bëri të ditur se në këtë takim u bisedua për situatën politike mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.”, shkroi Kurti në Facebook.

Albin Kurti pritet të bëhet kryeministër, meqenëse Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në./21Media