Flasin për procesin e integrimit të Kosovës në Evropë

Flasin për procesin e integrimit të Kosovës në Evropë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takoi Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova

Në këtë takim u fol rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi Pacollin për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane.

Duke e falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së për vizitë,  Pacolli, ka theksuar përkushtimin e tij të plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit./21Media