Pritet me nderime të larta shtetërore

Pritet me nderime të larta shtetërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim sot ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Clinton u mirëprit me nderime të larta shtetërore me prezencë të ushtarëve dhe të mediave.

Takimi është duke u mbajt në presidencë, ndërkohë në orën 15:30 Clinton pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright, e cila në vitin 1999 ka qenë sekretare e shtetit amerikan./21Media