Pajtohen Thaçi dhe Rama!

Pajtohen Thaçi dhe Rama!

Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim, Thaçi dhe Rama biseduan për avancimin e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë.”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ndërkaq, Edi Rama ende nuk ka bërë diçka publike rreth këtij takimi.

Ky ishte takimi i parë pas Samitit të Ohrit, ku nga Kosova nuk ishte asnjë i pranishëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kishin zhvilluar një takim informal. Ky takim kishte zgjatur 120 minuta dhe është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik, si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Në arsyetimin e tij, Thaçi kishte thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar./21Media