Diskutohet për situatën aktuale politike në Maqedoni

Diskutohet për situatën aktuale politike në Maqedoni

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot do ta vizitojë Maqedoninë. Ai në Shkup do të ketë takim me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov me të cilin, sipas paralajmërimeve, do të bisedojë për krizën e emigrantëve, rolin e Maqedonisë në përballje me të, si dhe për situatën politike në Maqedoni.

Presidenti Ivanov, siç informon kabineti i tij, përveç për gjendjet aktuale me krizën e emigrantëve dhe të refugjatëve, rolin e Maqedonisë dhe situatat në rajon, do ta njoftojë Tuskun edhe me situatën politike në vend, ndërsa do të bisedohet edhe për perspektivën evropiane të rajonit.

Vizita në Maqedoni e njeriut të parë të BE-së realizohet në prag të paralajmërimeve gjithnjë e më të shpeshta nga fluksi i ri i refugjatëve, si dhe në kontekst të tensioneve gjithnjë e më të fuqishme midis BE-së dhe Turqisë për ndërprerjen e marrëveshjes për emigrantët. Paralajmërimet nga ana e presidentit turk Erdogan për ndërprerjen e pranimit të emigrantëve, paraqet kërcënim të madh për Evropën, para së gjithash për shtetet ballkanike, që është arsye për alarmim të Bashkimit Evropian./21Media