Taksa 100%, Serbia dhe Bosnja i ankohen BE-së

Lajiq dhe Sharoviq paralajmërojnë se nëse nuk hiqet taksa do të kërkojnë suspendimin  e Këshillit Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH, Mirko Sharoviq diskutuan sot për situatën pasi Kosova ngriti taksën 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe BeH dhe konkluduan se tregtia e Serbisë dhe BeH me Prishtinën praktikisht është pamundësuar.

Lajiq dhe Sharoviq ranë dakord të dërgojnë një letër të përbashkët për shtetet anëtare të BE, duke vlerësuar se ky është shans i fundit që BE-ja të kërkojë nga Prishtina zyrtare urgjentisht heqjen e masave, në të kundërtën do të kërkojnë suspendimin e Këshillit Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ndryshe, Kosova kohë më parë ka ngritur taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pasi malli i Kosovës ka pasur vështirësi të hyjë në Serbi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se kjo masë do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës./ kp

Back to top button