Për gjashtë muaj nga Serbia e Bosnja vetëm 2.2 milionë euro import

Për gjashtë muaj nga Serbia e Bosnja vetëm 2.2 milionë euro import

Janë bërë nëntë muaj që kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës të vendose taksën doganore prej 100 për qind. Për këtë periudhë importi nga këto dy vende është 2.2 milion euro dhe në bazë të këtij trendi pritet që deri në fund të vitit vetëm rreth 5 milion euro import. Ndërkohë, prodhuesit vendorë janë ata që po përfitojnë më së shumti nga taksa e vendosur për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kompanitë vendore që nga periudha e vendosjes së taksës kanë shtuar prodhimin, e në të njëjtën kohë kanë rritur edhe numrin e punëtorëve. Ne këtë teme kolegu Bahtir Cakolli bisedoi me drejtorin e doganave te Kosovës, Bahri Berisha./21Media