“Taksa nuk po kuptohet drejt nga ndërkombëtarët e as disa vendas”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Sa i përket taksës, Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij kjo ka ardhur për faktin se taksa nuk është e tëra ekonomike, mirëpo edhe politike, kundërpërgjigje ndaj agresionit të vazhduar serb ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe ndaj marrëveshjeve që i kanë miratuar gjatë këtyre viteve në Bruksel, shkruan rtv21.tv.

Krasniqi shton se asnjë nga marrëveshjet që janë miratuar në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bruklesit, nuk janë respektuar nga Serbia./21Media

Back to top button