Zemërimi kundër çmimit të natës është rritur akoma më shumë

Zemërimi kundër çmimit të natës është rritur akoma më shumë

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka njoftuar sot se për gjashtë muaj ka shtyrë tri masat fiskale për gjashtë muaj përfshirë edhe tatimin në karburante, duke filluar nga një janari si përgjigjie ndaj protestave të qytetarëve në të gjithë Francën.

“Kjo dhunë duhet të ndalet. Shteti është garanci e paqes dhe rendit publik, asnjë taksë nuk duhet të kërcënojë unitetin nacional”, ka thënë kreu i Qeverisë franceze.

Protestat kanë filluar kah gjysma e nëntorit dhe janë shndërruar në rebelim të përgjithshëm ndaj presidentit, Emmanuel Macron për shkak të politikave, të cilat sipas qytetarëve të Francës kanë favorizuar pjesëtarët e shoqërisë më të pasur të vendit.

Ndryshe, vlerësohet se protestat i kushtojnë ekonomisë së vendit disa miliona euro.

Ajo që ka nisur si zemërim kundër çmimit të naftës, tani është rritur akoma më shumë duke iu drejtuar kostos së lartë të jetesës në përgjithësi. Ministria e Brendshme franceze ka thënë se 136 mijë vetë kanë marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare të së dielës, çka tregon se vrulli i demonstruesve nuk po bie aspak.