“Taksa temë e Qeverisë, jo e dialogut”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj

Duke biseduar për takimin e fundit të ekipit negociator me Federica Mogherinin, zv.kryeministri Hoxhaj theksoi se kanë biseduar edhe për taksën 100% për produktet e Serbisë.

Sipas tij taksa është një vendim i cili është marrë në Prishtinë, në Qeverinë e Kosovës, dhe është temë e Qeverisë së Kosovës e nuk është temë e dialogut, shkruan rtv21.tv.

Ai shtoi se Qeveria nuk i merr vendimet në Bruksel, e ky vendim do të qëndrojë, megjithëse Hoxhaj ka deklaruar se i ka bërë të ditur se mesazhin e saj për largim të kësaj takse, zonjës Mogherini do t’ia bartë tek institucionet kompetente në Prishtinë, e këtyre iu mbetet të vendosin për të ardhmen.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se pa largim të taksës nuk do të mund të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button