Mysafir i paftuar

Mysafir i paftuar

Tetë persona mbetën të lënduar pasi një veturë-taxi u aksidentua duke hyrë në një restorant në Manhattan të New Yorkut pasditën e së enjtës.

Një këmbësor u përplas në ndërtesë, por mrekullisht nuk pësoi lëndime serioze. Asnjë nga të lënduarit nuk pësoi lëndime serioze. Pesë u dërguan në spital dhe tre refuzuan ndihmë mjekësore.

Një gazetar i New York Times në vendngjarje tha se taksi kishte edhe pasagjer, por mbetet e pakonfirmuar nga policia.

Sipas dëshmitarëve, disa e panë makinën që kishte dalë nga rruga përpara se të përplasej në pjesën e përparme të restorantit.

Ekipet e zjarrit mbeten në vendin e ngjarjes së bashku me policinë./21Media