Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa sulmi nuk kishte të bënte me terrorizëm

Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa sulmi nuk kishte të bënte me terrorizëm

Një taksi ka goditur këmbësorët sot në Londër, kurse mediat londineze raportojnë se ky ishte një aksident dhe nuk ka të bëjë me sulm terrorist.

Policia e Londrës njoftoi se ka arrestuar një burrë që e kishte hyrë me makinë në trotuar pranë Muzeut të Historisë Natyrore dhe ka lënduar disa njerëz.

Sipas policisë 11 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa sulmi nuk kishte të bënte me terrorizëm.

Ndryshe, një sulm terrorist është kryer një ditë më parë në Nju Jork, ku 8 qytetarë kanë humbur jetën pasi janë shkelur nga një kamion, ndërsa 20 janë lënduar.