Talat Xhaferi “izolohet” nga LSDM-ja

Xhaferit nuk i shkoi asnjë përfaqësues i LSDM-së

Kryeparlamentarin e Maqedonisë,  Talat Xhaferin e “bojkotoi” sot partneri i koalicionit Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Në mbledhjen e koordinimit të mëngjesit, kryetarit të kuvendit nuk i shkoi asnjë përfaqësues i LSDM-së!

Deputeti i Alternativës, Nexhmedin Kahrimani pohoi për TV21 se sot në mbledhjen koordinuese ka përfaqësuar partinë e tij.

“Vetëm unë, Ejup Alimi dhe Vesel Memedi ishim në mbledhje”, tha Kahrimani për TV21.

Ndryshe, dy deputet të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe Pavle Bogoevski po fajësojnë BDI-në për mos heqjen e imunitetit të Trajko Velanovskit, të dyshuar për dhunën e 27 prillit 2017.

Deputeti Bogoevski madje ka akuzuar direkt Talat Xhaferi se “po mbron organizatorin e 27 prillit”.

Veljanovski ishte kryetar i kuvendit kur ndodhi sulmi i 27 prillit, raporton TV21./21Media

Back to top button