Grupe të ndryshme të vallëzimit nga popullorja deri te hip-hopi, sot kanë sjellë një atmosferë ndryshe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet

Grupe të ndryshme të vallëzimit nga popullorja deri te hip-hopi, sot kanë sjellë një atmosferë ndryshe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet

Atyre iu bashkëngjiten edhe qytetarët për ta festuar Ditës Botërore të Vallëzimit.

Organizatorja e këtij aktiviteti nga Evolucion Dance, Dafina Rudi ka thënë se kjo ditë i dedikohet qytetarëve të Prishtinës, ku ishin të ftuar të gjithë me moton “Prishtina Vallëzon”.

Sipas saj, 29 prill që nga viti 1982, festohet në gjithë botën, kurse, në Kosovë festohet që nga viti 2011, duke u mbledhur të gjitha shkollat e vallëzimit.

Benjamin Ibrahimi, koreograf i organizatës Urban Dance tha se sot prezent janë nga komuniteti turk, boshnjak, romë, serb dhe shqiptarë.

 

Erëza Grajqevci, valltare nga ansambli “Dëshmorët e kombit”, ishte e lumtur me mundësinë që iu është dhënë të rinjve të Kosovës.

 

Një valltare tjetër nga Peja, Rea Osamni, tha qe tre muaj të ushtron me vallëzim dhe për herë të parë po merr pjesë në vallëzime të tilla në shesh.

 

Për  nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë, individ dhe grupe të ndryshme të artit të vallëzimit.