Dy tanket më të shtrenjta në botë

Dy tanket më të shtrenjta në botë

Tanku, një mjet i fuqishëm ushtarak i armatosur që shërben si mbështetje për këmbësorinë ose veprimet e vetme, së pari u shfaq në Britani të Madhe dhe më pas në Francë dhe Gjermani.

Nga prototipi i prodhuar në vitin 1916, vetëm pak kohë më pas makina me shenjën “Markun” shkoi në prodhim seri, shkruan rtv21.tv

Ishte ky tanku i parë dhe kishte formën e paralelogrameve. Ai u përdor për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, kundër gjermanëve në lumin Somi më 15 nëntor 1916.

AMX-56 Leclerc francez në vlerë 9.3 milionë dollarë

Mori emrin sipas gjeneralit Philippe Leclerc de Hauteclocque, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore udhëhoqi divizionin e blinduar për çlirimin e Parisit. Posedon top special 120 mm, i cili i mundëson përgatitjen e 22 granatave me shpejtësi të të shtënave prej 12 granata në minutë. Aty janë edhe dy artileri prej 12,7 mm dhe 7,62 mm.

K2 Black Panther i Koresë Jugore në vlerë 8.8 milionë dollarë

Tanku kryesor i Koresë së Jugut peshon 61 tonë dhe përdor të gjitha sistemet si forca të blinduara sanduiç dhe navigacion për errësirë, me një top prej 120 mm. Nuk janë prodhuar shumë njësi të tilla të këtij lloj tanku, andaj nuk dihet realisht se cilat janë mundësitë e tyre reale./21Media