Tara bëri krenarë prindërit e saj

Tara bëri krenarë prindërit e saj

Vajza e këngëtarit, Blero Muharremit dhe aktores, Teuta Krasniqit, Tara Muharremi sot është nderuar me çmimin ”Ambasadore Nderi”, me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetit oral.

Me rastin e çmimit, si nëna ashtu edhe babai i Tarës janë ndjerë krenarë me bijën e tyre, të cilët kanë shprehur fjalë lavdëruese për Tarën, shkruan rtv21.tv

Teuta përmes një postimi në Instagram është shprehur se çdo ditë e më shumë Tara po e bën të lumtur.

”Tara, Ambasadore Nderi 🙏🙏🙏Çdo ditë me bën nënën më krenare ne Botë. Tara jem e mirë dhe e mbarë, Zoti te ruajt e të bekoftë me shëndet, dashuri, suksese të shumta dhe mbarësi. Të paça gjithmonë.  Të don mami pa kufi, Ambasadorja ime”, ka shkruar Teuta krahas imazhit të publikuar.

Ndërsa, i ati i Tarës, Blero ka shkruar ”KRENARI”.

Një muaj më parë, Tara është bërë pjesë e reklamës ndërkombëtare të telefonave Huawei.

Ndryshe, kujtojmë se Blero dhe Teuta ka vite që janë ndarë. Tani Teuta është e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën ndërsa Blero është fejuar me modelen, Afrona Dika./21Media