Teuta mjaft aktive

Teuta mjaft aktive

Një ndër aktoret e njohura dhe të dashura për publikun është Teuta Krasniqi. Duke qenë se ka numër të madh të ndjekësve, aktorja aktive po tregohet në rrjete sociale, ku numëron numër të madh të ndjekësve.

Sot, aktorja 37 vjeçare publikoi një foto në instastory, në të cilën shihet vajza e madhe e saj, Tara, duke pastruar një pjatë, shkruan rtv21.tv

Krahas imazhit të publikuar për 233 mijë ndjekësit e saj në instagram Teuta shkroi: Ohhh kush po ja lan mamit enët.

Kujtojmë që, Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaian, ndërsa, vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin Blerim Muharremin./21Media